Për sa kohë mund ta gjeni miushin në këtë iluzion optik? Ndoshta thyeni një rekord

A mund ta dalloni vendin e fshehur të miushit që gjendet diku në këtë foto?

Nëse mund ta dalloni në më pak se një minutë, ndoshta vendosni një rekord të ri.

Krijuar nga autori, artisti hungarez, Gergely Dudás, ilustrimi “kërko dhe gjej” përshkruan një labirint kërpudhash shumëngjyrëshe me një mi të vogël që vështron nga pas njërës prej kërpudhave.

Disa e kanë gjetur “miushin” në 20 sekonda, por të tjerë “kanë ngecur në labirint”.

Sigurisht, iluzionet optike si ky janë shpesh vetëm argëtim – por ato gjithashtu kanë vlerë të vërtetë për shkencëtarët. Këto lojëra truri thuhet se i ndihmojnë studiuesit të hedhin dritë mbi mendjen njerëzore.

Dr. Gustav Kuhn, një psikolog dhe ekspert i perceptimit njerëzor në universitetin Goldsmiths në Londër, thotë për The Sun se iluzionet janë të rëndësishme për të kuptuar trurin tonë.

Nëse nuk e gjetët ku ndodhet miushi, përgjigjen e keni më poshtë:

Drejtojeni vëmendjen tuaj në anën e majtë të imazhit. Rreth gjysmës së rrugës, do të shihni veshët dhe sytë e miut të bardhë që dalin nga pas një kërpudhe portokalli. Po tani, e gjete?

Burimi: NY Post, Anabel