Për Ramazan, Tayna dhuron ushqim për familjet në nevojë (FOTO)

Tayna përmes rrjeteve sociale ka treguar ushqimin që ka blerë për familjet në nevojë.

Këngëtarja ka postuar një fotografi, në të cilën shfaq ushqimin në bagazhin e veturës, ndërsa tha se bamirësia më e mirë është ajo që bëhet në Ramazan.

“Bamirësia më e mirë është ajo që jepet për Ramazan”, ka shkruar rep-artistja.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Tayna është “Kce”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip.