Ish futbollisti

Për Pogban ishte e çuditshme mposhtja e Juventusit

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba kishte ndjenja të përziera pas fitores 1-2 ndaj Juventusit.

Futbollisti francez spjegoi festën pas autogolit të vonshëm të Alex Sandros që i solli 3 pikët “Djajve të Kuq”, ndërsa lavdëroi forcën e bashkëlojtarëve të tij.

“Unë festova por ishte e çuditshme. Kam mundur t’i prek shumë njerëz. Fatmirësisht fituam, i pashë tifozët e Juventusit, ishin shumë mikpritës edhe unë e çmoj këtë. Ne luajtëm kundër një skuadre me shumë futbollistë të mirë por në fund gjëja më e rëndësishme është fitorja. Kjo është ajo çfarë kemi bërë javët e fundit, të luajmë së bashku deri në fund”, tha Pogba.

Golashënuesi në momentin e barazimit, Juan Mata zbuloi se i ka ushtruar goditjet e lira me stërvitje shtesë duke treguar se nuk ishte asgjë rastësi, me spanjollin që realizoi në Champions League për herë të parë që nga shtatori i vitit 2015.

“Kam vetbesim në lidhje me goditjet e lira. Stërvitem shumë dhe portierët atje më kanë ndihmuar shumë. Ndoshta në të ardhmen në futboll do të ketë hapësira për lojtarë që futen në lojë vetëm për të gjuajtur nga goditja e lirë dhe pastaj të kthehen sërish në bankë”, u shpreh me tone humori Mata.