Ka rrezikuar fort.
Modelja Daphne Joy ka hedhur një fotografi në Instagram, ku shihet se ka bërë një veprim të ‘çmendur’, por, nëse mendoni që është montazh, jeni gabim.
Ajo shihet se pozoi në një ambient malor, e hipur në një luhatëse në një lartësi të madhe.
E padyshim që kjo gjë i ka shkaktuar frikë asaj.
“Besojeni vetës tuaj! Po, u frikësova! Po, është foto e vërtetë. Jam shumë me fat që e bëra këtë”, ka shkruar ajo në Instagram.
Theksojmë se Joy ka një djalë me reperin 50 Cent me të cilin është ndarë prej kohësh.







