Më shumë se 6 muaj qytetarët e komunës se Podujevës kanë mbetuar pa biblotekë për shkak se në vend të saj është zgjeruar “Rruga e Xhamisë”,e cila do të lidh qytetin me magjistralen Podujevë- Prishtinë.


Zëdhënësi i kësaj komune Bujar Gimolli për Ballkani.info ka thënë që objekti i vjetër administrativ, në të cilin ka qenë e vendosur edhe biblioteka e qytetit, është rrënuar, për t’u realizuar projekti i ndërtimit të rrugës së re.
“Rruga tashmë është ndërtuar, kurse biblioteka e qytetit, deri në ndërtimin e objektit të ri, do të transferohet përkohësisht në objektin ekzistues të administratës komunale”, shtoi Gimolli.

Titujt të cilët ishin në biblotekë tani janë të pa shfrytëzueshëm sepse gjendën në objektin e komunës dhe qytetarët nuk kanë qasje.
Në bazë të raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deri në fund të vitit 2017-s Biblioteka në Podujevë kishte rreth 26 mijë libra.
/Ballkani.info/







