Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, fitoi një mandat tjetër 6 vjeçar. Ai ishte kandidati më i votuar edhe në dy nga katër vendet e Ballkanit Perëndimor, ku u organizua votimi për zgjedhjet presidenciale rusë.

Radio Evropa e Lirë ka publikuar një infografikë që tregon se për kë kanë votuar rusët në vendet e Ballkanit Perëndimor- Bosnjë e Herecegovinë, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni të Veriut.

Sipas kësaj infografike, në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoni të Veriut më së shumti vota ka marrë Putini, ndërsaq në Serbi dhe Mal të Zi Davankov.