Për herë të parë në histori tri bukuroshe me ngjyrë mbajnë kurorat kryesore për ‘Miss’ në SHBA

Cheslie Kryst e ka fituar kurorën e ‘Miss SHBA’ që do të thotë se për herë të parë në histori tri femra me ngjyrë janë mbretëresha të bukurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: ‘Miss SHBA’, ‘Miss Teen’ dhe ‘Miss America’.

Avokatja nga North Carolina e ka kompletuar tripletën historike duke u bashkuar me ‘Miss America’ Nia Franklin dhe ‘Miss Teen’ Kaliegh Garris.

https://www.instagram.com/p/Bw-OYttlHbV/?utm_source=ig_embed

“Tri femra të reja, të cilat e kanë përqendruar energjinë e tyre në demonstrimin se duhet lavdëruar se si standardet e bukurisë me ngjyrë flasin për standardet amerikane të bukurisë”, ka thënë Thomas DeFrantz, profesor në studimet e departamentit afrikan dhe afro-amerikan në Universitetin Duke.

“Këto bartëse të këtyre tri standardeve dëshmojnë se bukuria e femrave me ngjyrë është në zemër të idealit amerikan në shekullin 21”, ka shtuar ai.

Nia Franklin nga New Yorku e fitoi titullin e saj në shtator të vitit të kaluar, ndërsa Kaliegh Garris nga Connecticut u shpall më e bukura ndër të rejat amerikane në muajin prill.

https://www.instagram.com/p/BxAX28JlTaN/?utm_source=ig_embed