IKSHPK

Për 24 orë, 133 pacientë shërohen nga koronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 133 pacientë që ishin të infektuar me COVID-19, raporton ballkani.info

Në total, numri i të shëruarve deri tani ka shkuar në 4 mij ë e 863.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 245 raste të reja dhe 13 viktima.

Numri total i rasteve pozitive është 8 mijë e 799, me gjithsej 249 raste të vdekjes të cilët sipas IKSHPK-së kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i rasteve aktive është 3 mijë 687. /Ballkani.info/