Pentagoni: Trupat amerikane në Siri u sulmuan nga pozicionet turke

Pentagoni njoftoi të premten se forcat amerikane, të cilat janë të vendosura afër qytetit Kobani në veri të Sirisë, janë gjendur nën breshërinë e sulmeve që kanë ardhur nga pozicionet turke.

Kapiteni Brook DeWalt tha përmes një deklarate se një shpërthim ka ndodhur afër një qendre ushtarake në veri të Sirisë, në një vend ku turqit e dinë se ka prani të ushtarëve amerikanë.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se i ka marrë të gjitha masat që të sigurohet që asnjë bazë amerikane të mos dëmtohet gjatë sulmeve, të cilat ishin kundërpërgjigje ndaj të shtënave që e kishte origjinën afër kësaj baze.

Ndryshe, sekretari amerikan i mbrojtjes, Patrick Shanahan, ka thënë se vendimi i nxituar i Turqisë për të hyrë me ushtri në pjesën veriore të Sirisë do ta destabilizojë edhe më shumë këtë rajon, i cili është goditur rëndë nga lufta e gjatë civile.

Vendimi i presidentit amerikan për t’i tërhequr trupat nga kufiri mes Sirisë dhe Turqisë është kritikuar shumë dhe është vlerësuar si dritë e gjelbër për ofensivën e Turqisë, e cila i ka bërë cak militantët kurdë, të cilët i vlerëson si kërcënim për sigurinë kombëtare, shkruan “The Guardian”.

loading…