Pentagoni akuzon forcat ruse për krime lufte

Pentagoni ka akuzuar forcat ruse për kryerje të krimeve të luftës në Ukrainë.

Poashtu, Pentagoni ka njoftuar se do ta ndihmojë Ukrainën në mbledhjen e dëshmive për kryerjen e krimeve nga ana e Rusisë.

“Ne sigurisht po shohim prova të qarta se forcat ruse po kryejnë krime lufte dhe ne po ndihmojmë në mbledhjen e provave për këtë”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby gjatë një konference për media.

Pentagoni po ashtu e akuzoi Kremlinin se po kryen sulme pa dallim, si pjesë e strategjie të qëllimshme në konflikt.

“Por, ka procese hetimore që do të vazhdojnë dhe ne do të lejojmë që këto procese të ndodhin. Ne do të kontribuojmë në këto procese hetuese. Se çfarë do të dalë nga to, ky vendim nuk i përket udhëheqjes së Pentagonit që ta marrë”, tha ai.