Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit, fshati Pemishtë i Skenderajt kujton dhe nderon tre heronjtë e saj, Ajet Beqiri, Mustafë Qorri dhe Shukri Qorri.

Për organizimin e këtij manifestimi ka njoftuar njeriu i afërt i ish-komandantëve të UÇK-së në Hagë, atdhetari i shquar, Hektor Beqiri.

Ai do të jetë në vizitë në Hagë dhe për këtë arsye nuk do mund të marrë pjesë, ndërsa fton qytetarët për të marrë pjesë në nderimin e tre heronjve kolos.

Ky është njoftimi i tij:

Edhe sivjet, si çdo vit tjetër, Pemishtja i nderon dëshmorët e saj. Djemtë e Pikës Qarri dhe banorët e fshatit, nesër mblidhen për t’i nderuar dëshmorët Ajet Beqiri, Mustafë Qorri e Shukri Qorri.

Ajeti, Mustafa e Shukriu ishin të guximshëm, të vendosur dhe të kompletuar si luftëtarë të lirisë.

Unë nesër jam në Hagë dhe e kam të pamundur pjesëmarrjen, por me zemër jam gjithmonë në çdo organizim dhe me çdo familje të Pemishtes.

Ata që sakrifikuan për lirinë e popullit tonë janë përjetësisht të nderuar!