LAJMI I FUNDT

Pejë: Vdes një person, dyshohet se u godit qëllimshëm nga një veturë

Një person ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një veture.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Pejës derisa viktima dyshohet se është goditur qëllimshëm derisa po ecte në trotuar.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore Shkodran Nikçi.

“Policia dhe Prokurori i Krimeve të Rënda është vendin e ngjarjes”, tha Nikçi.

I dyshuari është në arrati për momentin.

Policia është në ndjekje të tij dhe po bën përpjekje për ta arrestuar.