Faton Peci

Peci e pranon, thotë që Guxo shihet si “alternativë rezervë”

Faton Peci, ministër i Bujqësisë dhe njëri nga kryetarët e partisë Guxo, ka folur në lidhje me renditjen e partisë që ai e drejton në sondazhet që realizohen në Kosovë.

Peci e ka pranuar që partia e tij shihet më shumë si alternativë rezervë. Në Kanal 10, Peci tregoi se partia e tij është më lartë e preferuar si parti e dytë.

“Në rast se nuk do ta votonit VV-në, LDK-në ose partitë e tjera, cilin subjekt politik kishe me votu. Partia e parë që ka dalë është partia Guxo me 28 për qind. Do të thotë (v.j. Guxo) shihet si alternativë, fatkeqësisht, vazhdojmë me qenë ajo alternativa rezervë për momentin në skenën politike.” – deklaroi ai.