PDK thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme për media.Kjo konferencë do të mbahet sot në ora 16:00, thuhet në një njoftim të lëshuar për media nga kjo parti, para pak minutash.

“Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, sot, në ora 16:00, mbahet Konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Kjo konferencë me media, vjen vetëm pak orë, pasi Veseli mbajti një konferencë tjetër, ku gazetarëve iu drejtua nga Kuvendi i Kosovës.

Ndryshe, këto konferenca vijnë pas skandalit të publikuar në media, ku përmendet emri i kreut të PDK-së, për marrjen e 200 mijë eurove, për t’iu dhënë licenca e ndërtimit të një spitali privat në oborrin e QKUK-së.