PDK reagon për koeficientin: Kurti është kryemashtruesi

Pas njoftimit të Qeverisë së Kosovës se koeficienti i pagave do të jetë 105, ka ardhur reagimi i parë nga PDK.

Lushtaku e ka quajtur kryeministrin Kurti si kryemashtrues.

“Kryemashtruesi pasi që bëri lojë psikologjike me fshehjen e vlerës së koeficientit, sot publikon vlerën dëshpruese prej 105€!Ky kryemashtrues nuk ia do të mirën qytetarëve dhe vendit të vet! Me të gjitha këto veprime në kohën e fundit, kryemashtruesi ka vetëm një qëllim – TRAZIRAT” , ka shkruar Lushtaku në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë: