PDK “përforcohet” me dy anëtar të ri, të panjohur

Kosova brenda 40 ditësh pritet të mbajë zgjedhjet e reja pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria Hoti është jolegjitime.

Pas këtij vendimi kanë nisur partitë të “përforcohen” me aderime të reja.

Është PDK-ja që ka prezantuar dy prurje të reja, konkretisht deputeti i saj, Mërgim Lushtaku, që ka treguar përmes një postimi në Facebook se kësaj partie i janë bashkuar babë e bir.

“Sot, pata kënaqësinë t’i mirëpres në selinë tonë qendrore të PDK-së, Bujar Jakupin dhe të birin e tij Seadin”, ka shkruar Lushtaku, ndërsa ka publikuar një foto.

Ai më tej thotë se PDK është e vetmja parti që garanton një të ardhme më të mirë dhe stabilitet në vend.

“Zyrtarisht me shumë vullnet i’u bashkuan vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës, duke përçuar një mesazh të fuqishëm se jemi i vetmi subjekt politik i cili garanton një të ardhme më të mirë dhe stabilitet në vend”, ka shkruar ai.

Sigurisht se ky është vetëm fillimi, dhe deri në përfundim të zgjedhjeve, të gjitha partitë politike pritet të “përforcohen” me qëllimin që të marrin një rezultat më të mirë.