PDK mban sërish konferencë për media, në këtë orë

Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media.

Konferenca është paralajmëruar të mbahet nga ora 11:00 në oborrin e Kuvendit të Kosovës. Është deputetja Eliza Hoxha ajo e cila do t’u drejtohet qytetarëve.

Ky subjekt politik konferencë për media mbajti edhe dje.

Në konferencën e djeshme, ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili kërkoi dorëheqjen e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës. 

Sipas Ismailit, Vitia dhe Sveçla kanë përgjegjësi së paku morale për vdekjen tragjike të 26-vjeçarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve.