PDK mban konferencë të jashtëzakonshme për media

Pas zhvillimeve të fundit, konkretisht aktakuzës së konfirmuar të Speciales ndaj Kadri Veseli nga Specialja, Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur një konferencë për media.

Konferenca e PDK-së është thirrur për në orën 15:00.

E njëjta do të mbahet në selinë e partisë.

Mbetet të shihet nëse në këtë konferencë PDK do të bëj të ditur emrin e personit që do ta marrë përkohësisht detyrën e kryetarit, pasi që Veseli pas konfirmimit të aktakuzës ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat politike.