PDK kërkon shkarkimin e Rozeta Hajdarit

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti ta shkarkojë ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, në një konferencë për media përmendi disa siç tha, skandale të ministres Hajdari.

“Ministrja Rozeta Hajdari nuk ka dhënë përgjegjësi të mjaftueshme për rezervat në grurë  që në konsiderojmë se kemi një manipulim të madh. Pastaj, skandali ku një ministre godet me veturë një fëmijë dhe deklarohet e pafajshme. Dhe një ministre e papërgjegjshme që e promovon Kosovën si vend ku kanë lindur manastiret ortodokse serbe”.