PDK dënon rastin e ngacmimit seksual në një shkollë të Vushtrrisë – kërkon nga institucuonet e drejtësisë të veprojnë

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri ka ndjekur me shqetësim ngjarjen e fundit në Gjimnazin “Eqrem Cabej” dhe dënon çdo lloj forme të ngacmimit seksual nga kushdo qoftë e aq më pak nga një mësimdhënës.

Shkolla ka qenë përherë një institucion edukativo-arsimor dhe i tillë duhet të vazhdoj të mbetet. Veprimet e tilla nuk i kontribuojnë e as i bëjnë nder kësaj të fundit.

Ndërkohë, Drejtoria e Arsimit në komunën e Vushtrrisë duhet meodomos të ofrojë kushtet e duhura për mësim dhe mbrojtjen e nxënësve nga ky fenomen duke siguruar mos cenimin e integritetit personal nga askush gjatë orarit mësimor.

Profesori Hysen Ademi, që është edhe anëtar i Vetëvendosjes fatkeqësisht ishte propozuar para një viti edhe si drejtor në këtë shkollë në Komunën e Vushtrrisë. PDK fton organet e drejtësisë që të merren me këtë çështje. Partia Demokratike e Kosovës Dega në Vushtrri.