Pavarësia, përvoja jetësore e deputetëve VIDEO

12 vjet më parë seancën e shpalljes së Pavarësisë e ndoqi veç në projektor.

Ilir Ferati, aso kohe si 19 vjeçar, mban mend acarin e 17 shkurtit të 2008-ës dhe emocionin e përjetuar në kryeqendër të Istogut.

Pas kaq kohësh, gjërat kanë ndryshuar për Feratin. Më 2019, fitoi një ulëse në Kuvend dhe tani ka tjetër lidhje me shtetin që ka 12 vjet Pavarësi.

Ndryshe nga ky, barrë të madhe në 17 shkurtin e 2008-ës pati Hajredin Kuçi. Ky që aso kohe ishte edhe zëvendëskryeministër i parë e edhe deputet, pranon se ndjenja e para 12 vjetëve nuk mund të përsëritet.