Pasi kërkoi një takim me të, Antonela dhe Atdheu fotografohen bashkë

Rikthimi i Atdheut në “Për’puthen” bëri që gjërat të merrnin një tjetër rrjedhë në emision.

Teksa Riniani dhe Blerimi kishin treguar interes për Antonelën, duket se kjo e fundit e ka mendjen te Atdheu.

Këtë e zbuloi edhe në takimin 4-minutësh që patën për t’u sqaruar. Madje Antonela kërkoi edhe rikthimin e tij në studio, që të vijonin njohjen.

“Kam ardhur në emision dhe ke qenë një ndër pëlqimet e mia kryesore dhe nga krenaria që kemi të dy nuk kemi dalë kurrë bashkë. Gjithsesi pëlqimi ka mbetur dhe sot. Kur kam ardhur tek lokali kam ardhur për respektin që kisha për ty dhe për pëlqimin. Kur më the që po të coj në shtëpi, e kisha besën. Ti u afrove i pari si mashkull, por nuk e prisja dhe ngaqë është një nga rregullat e emisionit që nuk duhet të takohemi e puthemi”, i tha Antonela, Atdheut para disa ditësh.

Madje edhe dje, teksa në fund të puntatës kishin për të zgjedhur me cilin djalë do bënin takimin e radhës, ajo kërkoi nga produksioni që ta rikthente atë në program.

Por jo vetëm kaq! Ata herë pas here janë fotografuar në vende të njëjta. Së fundmi, “Vipat e Bllokut” publikuan fotot e tyre teksa ata bisedonin me njëri-tjetrin në një tavolinë, teksa darkonin.

Ende nuk dihet se çfarë po ndodh mes atyre të dyve, presim të shohim vendimin që do marrë produksioni.