Pasi doli nga burgu, Vali Corleone prezanton veturën e 1 milionë eurove

King Valentino Corleone është liruar para disa ditësh nga paraburgimi dhe në një intervistë ekskluzive për “Express Rozë”, ka treguar se si ka kaluar gjatë atyre ditëve në paraburgim dhe ka prezantuar veturën e tij të re luksoze.

Vali ka prezantuar në detaje veturën e tij të re Brabus G700 Limited Edition e cila kap vlerën e mbi 1 milionë eurosh.

“Brabus Limited Edition dhe special për King Valentino Corleone, me ngjyrë army (ushtrie) mat e cila është më e rrezikshmja në botë, i gjithi është i veshur me carbon, fellne 24 zoll plantinum edition, vlera e fellneve me goma sillet rreth 35 mijë euro, ulëset e veturës dhe pjesa e brendshme janë me lëkur krokodili dhe e pajisur me galaxy star”, tha ai.

Ndër të tjera ai tregoi se vetura që ai posedon është e ngjashme me të Jay Z dhe Beyonces, por që ‘bisha’ e Valit është më speciale.

“Ky Brabus Limited Edition special for King, Beyonce dhe Jay Z e por e kanë pak më të thjesht, seriozisht ky është më i forti, për fansat e kerreve, duhet ti tregoj kuaj fuqitë, nga fabrika ka dal me 750 kuaj fuqi por tani i ka fiks 1001 kuaj fuqi”, tha ai.

Po ashtu ai ka treguar edhe vlerën e tij, teksa ka thënë se në rast se e gjen ndonjëri një veturë identike si e tij “Limited Edition” deri në 5 milionë euro, ai do të ofrojë dyfishin.

“Çmimi i kësaj makine total është 1 milion e 100 mijë euro, por mua më është bërë pak më lirë, edhe pse në portale është publikuar si 600 mijë euro, unë po iu them se s’munden ta gjejnë as me 5 milionë, kush e gjen njësoi i ka nga unë 10 milionë”, përfundoi Vali.