Pasdite priten rezultatet e të testuarve tjerë në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka pranuar sërish mostra të qytetarëve që dyshohet se janë prekur me virusin Covid-19.

Nga IKSHPK kanë bërë me dije se në laboratorin e tyre kanë ardhur mostra të reja për testim. Sipas tyre, rezultatet do të dalin sot pasdite, konkretisht pas orës 18:00.

Në Kosovë, aktualisht numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 16. Shumica e personave të prekur me virusin vdekjeprurës me origjinë nga Kina, kanë ardhur nga vendet europaine.