Pasardhësja e Merkelit kërcënon me dorëheqje nga partia

Kryetarja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer ofroi të heqë dorë nga posti i saj nëse nuk ka mbështetjen e partisë së vet. Kongresi i CDU-së këtë vit vjen në mesin e një luhatjeje të ndjeshme të përkrahjes për forcën politike po lufton për të ardhmen e saj pas Angela Merkelit.

Kramp-Karrenbauer e pranoi se kristiandemokratët kanë pasur një vit të vështirë. Në fjalimin ku paraqiti vizionin e vet mbi të ardhmen e partisë së përballur vec rrudhjes së mbështetjes në radhët në sondazhe, edhe me rezultate të dobëta ne zgjedhjet rajonale, pasuesja e Merkelit u tregua e hapur me pjesëmarrësit në konferencë.