Pas vizitës që i bëri Rama në shtëpinë e tij në Prapashticë, Mustafa tregon se çfarë biseduan

Pas takimit që zhvilloi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, ky i fundit është deklaruar rreth këtij takimi.

Mustafa këtë vizitë të Ramës që i bëri në shtëpinë e tij në Prapashticë, e ka quajtur kujdes të veçantë nga ana e kryeministrit shqiptar.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa tutje bëri të ditur se me kreun e ekzekutivit të Shqipërisë kanë bashkëbiseduar për tema aktuale.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po qëndron në Kosovë në një vizitë dyditore. Gjatë së martës Rama ka vazhduar takimet me liderë të partive politike.

“Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time”, ka shkruar Mustafa.