Pas vitesh mungesë rikthehet jailbreak për iPhone

Në ditët e para të iPhone, hakerët mund ti bënin jailbreak një iPhone për të instaluar aplikacione të palëve të treta të cilat nuk ishin të disponueshme në App Store.

Megjithatë erdhi një ditë që ti bënit jailbreak një iPhone ishte e panevojshme sepse ekzistojnë pafund aplikacione dhe sisteme operative që u përshtaten nevojave të tyre.

Gjithashtu Apple e bëri të pamundur ti bëni jailbreak një iPhone përmes përditësimeve të sigurisë derisa një problem sigurie u zbulua në iOS 12.4 i cili bëri të mundur rikthimin e jailbreak.

Hulumtuesi i sigurisë Pwn20wnd publikoi jailbreak e parë për iPhone pas disa vitesh. Sipas Vice, iOS 12.4, versioni i fundit kishte një problem që u adresua në iOS 12.3. Shumë përdorues të Twitter thanë se kishin përdorur atë në telefonat e tyre.

Për fat jo të mirë një jailbreak do të thotë telefon më pak i sigurte. Prandaj derisa iOS 12.4.1 të mbërrijë, shumë iPhone janë në rrezik. Një hulumtues sigurie tha për Motherboard se ky problem mund të përdorej për të krijuar një aplikacion keqdashës që mund të vjedhë të dhëna nga aplikacione të tjera.

Duke pasur parasysh rreziqet e sigurisë së një jailbreak, mbase nuk do të donit ta aplikonit.