Pas vendimit se Ekipi Negociator është antikushtetues, VV kërkon zgjedhje të parakohshme

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se udhëheqësit e Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj nuk mund të udhëheqin më këtë ekip, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Kështu ka thënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Ajo, duke komentuar vendimin e Gjykatës në favor të ankesës së partisë prej nga vjen, ka thënë se vendiT tashmë i nevojiten zgjedhjet e parakohshme.

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje kërkon zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Haxhiu.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese sipas një aktgjykimi të sapo shpallur, e kanë shpallur Ekipin negociator në dialogun me Serbinë, ekip antikushtetues.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur në rastin KO43/19, parashtruar nga: Albulena Haxhiu, Driton Selmanaj dhe tridhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në seancën shqyrtuese të mbajtur më 13 qershor 2019.

Objekt i çështjes së kërkesës së parashtruar ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së neneve 1, 2, 4, 10 (paragrafi 4 nën-paragrafët 1 dhe 2) dhe 11 (paragrafi 3) të Ligjit nr. 06/L-145 për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Procesin e Dialogut me Serbinë (Ligji i kontestuar).

Parashtruesit e kërkesës pretenduan se Ligji i kontestuar, në tërësi, nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe në thelb kishin tri pretendime kryesore: përcaktimi dhe ndryshimi i hierarkisë institucionale kushtetuese dhe vendimmarrëse në dialogun me Serbinë; kompetencat ligjore të delegacionit shtetëror ndërhyjnë drejtpërdrejtë në kompetencat kushtetuese të pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ, si dhe dhënia e karakterit lex specialis Ligjit të kontestuar.