VIDEO

Pas shumë vitesh, Elvana Gjata dhe Flor Mumajesi nisin t’i dërgojnë mesazhe të koduara njëri-tjetrit sërish?!

Elvana Gjata dhe Flor Mumajesi!! Kaq mjafton që të gjithë të “kthejnë kokën” për të ditur se për çfarë bëhet fjalë. Sapo përmenden emrat e të dyve, kurioziteti i të gjithëve thyhen kufijtë, pasi janë dy ndër artistët më të pëlqyer, më të komentuar e më hermetikë sa i përket jetës së tyre private.

Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi, krahas hiteve që na kanë dhuruar ndër vite, gjithmonë kanë qenë në qendër të vëmendjes edhe për diçka tjetër… historisë së tyre – që kurrë nuk u pranua nga asnjëri, ndërsa të gjithë betoheshin se ata kishin një histori dashurie asokohe :/ . Prej disa vitesh ata kanë shkëputur çdo kontakt me njëri tjetrin, duke mos qenë as bashkëpunëtorë e as miq.

Bashkëpunimi i tyre i fundit ka qenë “Kuq e zi”, një super sukses dhe që pas asaj kohe Flori dhe Elvana sillen sikur nuk ekzistojnë fare për njëri-tjetrin.

Mirëpo, me sa duket diçka ka ndodhi mbrëmë. Si shpeshherë, Flor Mumajesi bëhet nostalgjik dhe rikujton këngë të vjetra të tij.

Këtë herë, Flori ka vendosur të hapë arkivën dhe të postojë bashkëpunimin me 2Po2, “Gone girl” – një këngë që flet për një histori dashurie të mbyllur dhe dhimbjen që ajo lë pas .

Vetëm pak më vonë, ka qenë Elvana ajo që ka rikthyer një këngë të saj, dhe gjejeni pak cilën?! “Afër dhe larg”!! – një projekt muzikor që mban vulën e Flor Mumajesit!! Për çudi, edhe kënga që Elvana ka postuar flet për të njëjtën gjë si kënga që postoi Flori, por e sjellë nga një këndvështrim tjetër.

Të jetë e gjitha kjo një rastësi?! Dyshojmë shumë, pasi këngët dhe koha e postuar “flasin” shumë. Mos ndoshta, ata janë duke komunikuar me njëri-tjetrin me “mesazhe të koduara”? Apo mos ndoshta po sjellin ndonjë surprizë së bashku, si dikur?!

Kjo mbetet për t’u parë në vijim…