Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka vendosur që sot të mbledhë kryesinë, pas incidenteve që ndodhën në disa kuvende të kësaj partie.
Bëhet e ditur se mbledhja ka filluar në ora 13:00, derisa dhe po mbahet në zyret qendrore të partisë në Prishtinë.
Sipas informacioneve, temë do të jenë zhvillimet e fundit që kanë ndodhur e incidentet si ai që ndodhi dje.
Ndryshe, LDK që tashmë është në proces të brendshëm zgjedhor tash e një kohë ka paralajmëruar mocion për rrëzim të Qeverisë aktuale.







