Pas rezultatit të zgjedhjeve në Shqipëri, Çiljeta poston videon: E paskam pasur këmbën e mbarë

Në mars të këtij viti, këngëtarja Çiljeta Xhilaga, mbështeti publikisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në zgjedhjet e 25 prillit Partia Socialiste mori 74 mandate, Partia Demokratike 59 mandate, Lista Socialiste për Integrim 4 mandate dhe Partia Socialdemokrate 3 mandate.

“Ndoshta shumë nga ju habiten që më shikojnë sot këtu por unë di të them vetëm dy fjalë. Lali Eri është nga ato djem që di ti fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua. Përtej pjesës partiake, si politikan, ai mbi të gjitha di të jetë një njeri, me një zemër shumë të madhe”, u shpreh në atë kohë këngëtarja e njohur.

Ndërsa një ditë më parë, Xhilaga ka reaguar pas kryesimit të Partisë Socialiste në zgjedhje. Çiljeta ka publikuar në “Instastory” një video të Veliajt, krahas së cilës ka shkruar “E paskam pasur këmbën e mbarë aty domethënë”.