Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka mbjellë një pemë në kujtim të viktimave të krimit.

Sot pati një protestë kundër kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi e organizuar nga Lëvizja Vetëvendose.

Një orë pas protestës, Lumezi është parë duke e mbjellë një pemë në oborrin e objektit ku e ka zyrën.

“Me kënaqësi kam pranuar këtë sfidë nga znj. Krasniqi – Goodman e cila personifikon shembullin me të mirë të një heroine. Këtë pemë të mbjellur ia dedikoj të gjitha viktimave që kanë pësuar nga të gjitha format e krimit në periudha të ndryshme në Kosovë. Po ashtu, si qytetarë duhet të kujdesemi më shumë për ambientin që na rrethon, në mënyrë që të kemi një mjedis më të shëndetshëm dhe më të pasur”, ka thënë Lumezi.