Pas ngjarjes tragjike ku humbën jetën 5 persona, reagojnë Dhurata Dora dhe Soolking

Mbrëmjen e djeshme 5 persona humbën jetën në Algjeri pas një incidenti gjatë koncertit të reperit të njohur Soolking.

Në këtë koncert ka qenë e pranishme për të performuar edhe Dhurata Dora, me të cilën Soolking ka realizuar këngën “Zemër”.

Pavarësisht se ngjarja ishte e rëndë, reperi e vazhdoi koncertin, sepse siç duket ai nuk ka ditur asgjë se çfarë ka ndodhur.

Përmes një postimi në ‘Instagram’ Soolking ka treguar se ai e as këngëtarët që e kanë shoqëruar në skenë nuk kanë qenë në dijeni për dramën që ndodhi dhe për këtë arsyen ata vazhduan performancën e tyre.

Më pas edhe këngëtarja shqiptare ka reaguar në profilin e saj në ‘Instagram’ duke treguar se ndihet e shkatërruar pas ngjarjes së rëndë.

“Faleminderit Algjeria për pritjen tuaj të ngrohtë, Ju dua! Por lajmi i trishtë më shkatërroi. U prehshi në paqe”, ka shkruar Dhurata në ‘Instastory’.

Ky incident ndodhi për shkak të rrëzimit të shumë njerëzve nga njëra prej hyrjeve të stadiumit ku u mbajt koncerti dhe përveç 5 personave që humbën jetën mbetën të plagosur edhe 20 të tjerë.

loading…