Pas ndarjes nga Mimoza, Seldi futet në ‘sherr’ me këtë personazh të njohur

Seldi Qalliu ka më shumë se një muaj që është bërë pjesë e emisionit “Dance With Me”.

Ai dhe partnerja e tij e kërcimit, Rashel Kolaneci çdo javë po sjellin numra të ndryshëm.

Kësaj radhe çifti mahniti të gjithë, madje edhe personazhin problematik, Robert Aliaj, por ky i fundit nuk u mor fare me performancën më pas, pasi nuk i pëlqeu “humori” që u zhvillua në skenë.

Madje, ishte Seldi ai që i tha: “Robert pse grive sallatë?”, e kjo nuk i pëlqeu aspak Robertit i cili tha është pikërisht ky lloj niveli që smë pëlqen, nga ky nivel unë heq dorë, dhe kështu largohet nga studio.