Pas largimit nga Për’puthen, Loco thumbon përsëri Antonelën

Pak ditë më parë Elvisi u largua nga “Për’puthen” pas postimit me litar që bëri bujë e ngjalli reagime të shumta.

Postimi i tij ishte një thumb për Antonelën, e cila e ndjerë e ofenduar shpërtheu në lot në studio e që më pas përfundoi me largimit e Locos.

Edhe se tani nuk është më pjesë e programit, Elvisi vazhdon të thumboj Antonelën. Ai e ka thumbuar sërish ditën e djeshme, duke e cilësuar si “viktimë të televizionit”.

Elvisi ka publikuar një video nga emisioni i djeshëm, ku Antonela përdori një gjuhë ofenduese ndaj Ledjanës. Ajo e quajti “burrë me silikon”.

Ish-konkurrenti ka shkruar se kjo është fytyra e vërtetë e Antonelës. 

”Meqë ata që paguhen për opinionista nuk japin opinione po e jap unë. Ja fytyra e vërtetë e ‘viktimave’ të televizionit. Ju pata thënë që i nxjerr koha kokat e këtyre”, ka shkruar Elvisi krahas videos.