Pas incidentit në Vjenë, reagon Melinda

Rep artistja e njohur kosovare, Melinda Ademi ka reaguar pas incidentit që e kishte patur me një fans të saj në Vjenë të Austrisë.

Artistja nga Kosova ishte duke performuar në skenë, ku një moment një fans nga poshtë skenës e kishte kapur atë për këmbe dhe nuk e kishte lëshuar atë, derisa Melinda ishte tërhequr prapa.

Megjithatë për këtë lëvizje të fansit të Melindës kishte reaguar edhe menaxheri i saj, ku kishte goditur atë person për të “mbrojtur” reperen nga Kosova, por që i cili sot ka bërë një reagim duke thënë se nga instikti mashkullor vjen që ta mbrojë një vajzë dhe i ka kërkuar falje fansit të këngëtares që menaxhon.

Veç Granit Muhaxherit, një reagim e ka bërë edhe vetë këngëtarja, Melinda Ademi me anë të një postimi në “InstaStory” në Instagram, teksa ka shkruar se ka qenë moment i vështirë kur ajo është kapur për këmbe dhe ka patur shumë frikë.