Pas Francës, Kurti udhëton për në Austri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Austri.

Arsyeja e këtij udhëtimi është pjesëmarrja e tij në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi për media.

Forumi Ekonomik është paraparë të nis të nesër më 14 nëntor.

Ndryshe kjo vizitë e Kurtit vie pas pjesëmarrjes së tij në Samitin e Paqes të mbajtur në Paris.

Gjatë qëndrimit në Paris, Kurti është pritur nga presidenti francez, Emmanuel Macron, me të cilin pati edhe një takim ku e pranishme ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.