Pas disa muajsh, sot kthehet nga trajtimi në Turqi polici kosovar që u plagos rëndë në Zhur

Polici, Artur Mrasori i cili ishte plagosur rëndë nga shpërthimi në Zhur, do të kthehet në Kosovë sot pas trajtimit në Turqi.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Policia e Kosovës.

Mrasori në Aeroportin e Prishtinës do të pritet edhe nga drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.

“Policia e Kosovës ju njofton se sot me datë 03 shtator 2020 në ora 18:00, në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, do të arrijë zyrtari policor Artur Mrasori, i cili që nga data 31.01.2020 ka qenë në trajtim mjekësor në shtetin e Turqisë, për shkak të lëndimeve serioze të marra në kryerje të detyrës me datë 28.01.2020.

Pjesëmarrës në pritjen e tij në aeroport do të jetë edhe Drejtori i Pëgjithshëm dhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës”, thuhet në postim.