Vedat Bajrami

Pas BBVK-së, Vedat Bajrami nis xhirimet e serialit të ri

Ish konkurrenti finalist i Big Brother VIP Kosova, komediani Vedat Bajrami ka paralajmëruar projektin e tij më të ri në sferën e aktrimit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Vedati ka ndarë një fotografi nga shesh xhirimet e serisë më të re, në të cilën pritet të shfaqet ai.

“Së shpejti, gati për xhirimet e serialit të ri në nivel tjetër”, ka shkruar Bajrami në mbishkrimin e postimit.

Përndryshe, Vedati ishte konkurrenti i dytë më i votuar pas fituesit të BBVK-së, Stresit, teksa aventurën e tij televizive brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh” e kishte nisur disa javë pas fillimit të spektaklit.