Pas 108 vitesh shërohen plagët e gjashtë vjeçarit

Ishte vitit 1913 kur ushtria serbo-malazeze masakroi 16 shqiptarë të fshatit Belle të Deqanit.

Në këtë masakër të mbijetoj gjashtë vjeçari Ramiz Lulaj, që të tregon për tmerrin e ndodhur.

Për t’i nderuar të masakruarit dhe të plagosurin, komuna e Deçanit ka zbuluar pllakën përkujtimore të skalitur edhe me emra e ushtarëve të UÇK-së të rënë në luftën e fundit në Kosovë.

Lulaj ka treguar se gjyshi i tij kishte qëndruar i mbuluar nga trupat e familjarërve të vrarë.

“Pasi i kishin vra, ushtria serbo-malazez ishte kthyer për ta konfirmuar vdekjen e tyre. Gjyshi ishte goditur me thikë në kokë dhe shpinë, goditje që ia kishin humbur vetdijen. Ata (serbet) kishin menduar se të gjithë kishin vdekur. Pas një kohe, fshatarët kishin marr vesh për masakrën. Fatmirsisht e kishin gjetur Ramizin të gjallë” shton Lulaj.

Sami Cacaj, nënkryetar i komunës së Deçanit thotë se ideja për një memorial të tillë ishte e kahmotshme.

“Idjea dhe iniciativa ishte e imja, përkrahja ishte edhe e kryetarit të komunës, sot kjo ide u bë realitet” thotë Cacaj.

Në masakrën e Bellesë, me 14 Tetor 1912 dhe me 16 Mars 1913, që u bënë nga ushtria serbo-malazeze, u vranë këta persona: Ali e Bajram Meta, Rrustem Kaçurra, Haxhë Bajrami, Hysen Bajrami e Feriz Bajrami, Sadri Meta, Sadik Miftari,Jonuz Miftari, Rexhë Miftari, Ali Ymeri, Dervish Qekaj, Kamer Syla, Lan Halili, me djemtë e tij, Isën dhe Agushin, Lule dhe Nezir Miftari, 7 dhe 8 vjeç ( motër e vëlla) Malsor Beka, Nezir Halili, Sadri Tahiri, Shaban Coli (6 vjeç), Brahim Ahmeti, Zymer Zeneli, Col Isuf Lulja, Zeqir Ahmeti, Kamer Syla, Col Dautaj, Riza Carrabregu (mysafir), Smjal Liman Shala, Ramiz Neki Lulaj ( i plagosur 6 vjeçar), Isuf Shaban Shala (1999) dhe Osë D Shala 1999.

Hasan Lulaj, nipi i Ramiz Lulaj i mbijetuar i masakrës së vitit 1913, tha se me zbulimin e kësaj pllake përkujtimore po ringjallen të vrarët.

“Sot po ringjallen bellagjinjët e vrarë nga hordhitë barbare serbo-malazeze, ata po na falenderojë që po i përkujtojmë. Sot, Ramizit po i shërohen plagët e marra. Përveq që u vranë meshkujt më të mirë, u dogjën e shkatërruan shumë shtëpi, shtëpi në të cilat qëndruan Isa Boletini me shokë ” tha Lulaj.