Jakub Kindl është treguar sërish romantik.

Afërdita Dreshaj ditën e sotme e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi u befasua nga bashkëshorti.

Jakub i kishte blerë asaj një buqetë me lule, ndërsa pranë saj la edhe një letër ku i shkruan mesazh dashurie.

“Vetëm sepse të dua-Jakub”, ishte mesazhi që Afërdita mori nga bashkëshorti, bashkë me buqetën me trëndafila të kuq.

Më pastaj, ajo postoi tjetër foto, ku tregoi se lulet i kishte vendosur në një vazo, ndërsa shkruan “Faleminderit për befasinë e bukur këtë mëngjes, dashuria ime”.

Kujtojmë se Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl kurorëzuan dashurinë me martesë dy vite më parë.