Kosova mbajti zgjedhjet e përkohshme parlamentare. Më 14 shkurt u zhvillua një proces zgjedhor i qetë, në një mot të ftohtë dhe me masa të rrepta kundër pandemisë Covid-19.

Pas zgjedhjeve në Kuvendin e Kosovës do të hyjnë vetëm katër parti shqiptare.

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thotë se pjesëmarrja në votime ishte 46.90 % pak më e madhe sesa në zgjedhjet e vitit 2019.

Sipas këtyre të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka 378,550 vota apo 47.85%;

PDK renditet e dyta me 137,659 vota apo 16.77%;

LDK e treta me 107,507 vota apo 13.08%;

AAK e katërta me 58,743 vota apo 7.43%;

Nisma Socialdemokrate me 20,535 vota apo 2.60%;

Votat me postë, ato me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara nuk janë numëruar ende.

Por, si kanë lëvizur partitë politike përgjatë 20 viteve.

Sipas statistikave të KQZ-së, të gjitha partitë kanë pasur luhatje, ulje ngritje, njofton Telegrafi.

Lidhja Demokratike e Kosovës, rritjen më të madhe e ka pasur pas luftës, në vitin 2001 dhe 2004.