Partitë, pa plane konkrete për udhëheqjen e dialogut

Procesi i dialogut me Serbinë pritet të jetë njëra ndër çështjet më të rëndësishme që do t’i trashëgojë qeveria e ardhshme.

Ndonëse jemi në prag të zgjedhjeve të reja, asnjëra prej partive politike në Kosovë nuk e ka publikuar planin se si do ta udhëheqë dialogun Kosovë – Serbi, edhe pse disa prej kandidatëve për kryeministër janë shprehur të gatshëm ta drejtojnë këtë proces, shkruan “Zëri”.

Arritja e një stabiliteti dhe paqeje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë njëra ndër sfidat kryesore që e ka shoqëruar çdo qeveri të vendit në tetë vjetët e fundit prejse kanë nisur negociatat mes të dyja këtyre shteteve.

Dialogu me Serbinë pritet të jetë me rëndësi primare edhe në Qeverinë e ardhshme, e cila do të zgjidhet pas 6 tetorit. Por edhe pse ka mbetur më pak se një muaj deri te zgjedhjet e reja, asnjë parti politike ende nuk ka ofruar alternativë konkrete se si do t’i japë fund këtij procesi tashmë të stërzgjatur, ndonëse shumë prej kandidatëve të partive për kryeministër janë shprehur të gatshëm ta marrin timonin e udhëheqjes së negociatave.

loading…