Partia e Vuçiqit, synon të rrëzojë pushtetin në Bujanoc

Partia SNS e Aleksandër Vuçiqit, po tenton të rrëzojë koalicionin shqiptar në Bujanoc, duke shfrytëzuar kështë mungesën e një qeverie në Shqipëri.

Në komunën e Bujanocit partia SNS e Aleksandër Vuçiq, po tenton ta rrëzojë pushtetin e krijuar atje nga partitë shqiptare, me bekimin në atë kohë edhe të ish ministrit të jashtëm shqiptar Gent Cakaj.

Sipas burimeve të Ballkani.info, njerezit e Vuçiq kane arritur të shtrijnë ndikimin tek disa asambleistë shqiprarë, (grup të pakënaqurish) me qëllim qe të njejtit të prishtin koalicionine gjerë të krijuar mes partive shqiptare, për të krijuar një shumicë të re.

Aktualisht nuk ka pasur ndonjë reagim të kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi e as nga Shqiprim Musliu, nënkryetar i komunës.
Ajo që dihet tashmë është fakti se pjestarë të Alternativës për Ndryshime në Bujanoc kanë braktisur koalicionin me shumicë shqiptare.

Të njejtit, kanë vënë në “target” edhe disa këshilltarë të PVD-së, si dhe të Partisë Demokratike (PD), drejt krijimit të një koalicioni të ri, bashkë me subjektin e Vuçiqit.

Megjithatë, sot ka ardhur një reagim nga subjekti i Lëvizjes së Progresit Demokratik.

Eshtë Nevzad Lutfiu, nga ky subjekt njëherësh asambleist në komunën e Bujanocit ai që ka reaguar karshi kësaj tendence.

“Kohëve të fundit po diskutohet se ka ekzistuar një tendencë për rrëzimin e koalicionit në Bujanoc. Sipas disa mediave serbe, partitë serbe në bashkëpunim me disa këshilltar shqiptarë të Kuvendit Komunal kanë projektuar rrëzimin e këtij pushteti dhe formimin e një pushteti të ri i cili shumicën shqiptare e dërgon në opozitë”, ka shkruar asambleisti Nevzad Lutfiu.

Andaj, si këshilltar shqiptar i Kuvendit Komunal, ai ka bëtë të ditur se nuk jam pjesë e këtyre skenareve.

“I ftoj të gjithë kolegët e mi të deklarohen”, ka shkruar ai.

Përmes reagimeve, ai ka thënë se qartësohet situata dhe dihet qëndrimi i gjithsecilit.