Partia e Milaim Zekës dorëzon listën e kandidatëve për deputetë

Partia Euroatlantike e Kosovës ka dorëzuar para pak minutave listën e kandidatëve të deputetë në KQZ.

Sekretari organizativ i kësaj partie, Hysen Gecaj tha se kësaj liste do t’i prijë Milaim Zeka.

“Në listë kemi 45 deputetë, janë të niveleve të ndryshme, me përgatitje, prej shkollave të mesme deri në doktor shkence. Listës natyrisht i prin Milaim Zeka, mirëpo ne kemi edhe një bashkëpunim të ngushtë me Partinë Republikane e Kosovës. Kështu që bashkërisht do të garojmë dhe shpresoj do t’ia dalim”, tha Gecaj.

Ndryshe, ka mbetur edhe pak kohë deri në përfundimin e afati kohor për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

loading…