Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, sonte sërish është marrë me drejtorin e gazetës Insajderi, Parim Olluri.
Zeka ka thënë se Olluri është i lidhur me ISIS-in dhe se ai ia ka “zbuluar” këtë lidhje.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar Olluri, i cili ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj Zekës.
Reagimi i plotë:
Meqe po gajaseni te gjithe me deklaratat e sharlatanit Milaim Zeka, ne emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin, po e shohe si te arsyeshme me i shkru nja dy fjale.
Serish paska derdellitur qe kinse e ka zbuluar se “Parim Olluri eshte i lidhur me ISIS-in”.
Kjo nuk eshte edhe aq per gajasje.
Ky ka me ia pa sherrin kesaj deklarate. Do te paditet serish per kete.
Ky nuk e di as çka eshte ISIS-i e as çka eshte pergjegjesia e deputetit. Eshte sharlatan.







