Ky është parashikimi i motit për vikend, që do të mbizotërojë në vendin tonë.
Më poshtë e gjeni tekstin e plotë:
Në fundjavë mot kryesisht me vranësira dhe shi, në vise malore borë. Temperaturat nga e diela në rënie.
6.03.2020 – Ditëve të fundjavës mbi vendin tonë do të depërtojnë fusha të presionit të ulët nga cikloni “ELLI” që po kalon nga Europa qëndrore. Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me shi, më të theksuara gjatë mbrëmjes dhe natën e së shtunës. Në vise malore do të ketë vetëm reshje bore. Orëve të mëngjesit ditën e diel dhe të hënë, me rënie të temperaturave reshjet e shiut, nga rrafshi i Kosovës mund të përzien edhe me borë.
Në aspektin termik nga dita e diel do të mbajë mot më i ftohtë. Prej ditës së mërkurë, sipas parashikimeve të fundit pritet përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave, që deri ditën e premte do të arrijnë në 20C.
Vlerat e cilësisë së ajrit do të sillen përreth vlerave mesatare, e ditën e shtunë do të zbresin edhe në vlera të mira. Orëve të mbrëmjes mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme.
7.03 – Paradite vransira të pjesëshme. Ditën kryesisht vranët.
Pasdite dhe në mbrëmje me shi. Në vise malore priten të reshura bore.
8.03 – Më ftohtë. Në mëngjes kryesisht vranët dhe me shi, nga rrafshi i Kosovës
të përziera edhe me borë. Ditën mbetet mot me vransira, ndërsa reshjet do të
pushojnë.
9.03-10.03 – Të hënën kryesisht vranët. Mundësi për reshje lokale shiu, e orëve
të mëngjesit të përziera edhe me borë. Ditën e enjte kryesiht me vransira dhe
intervale me diell. Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu.
11.03 – Paradite kryesisht kthjellët. Ditën dhe në mbrëmje vransira kalimtare.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri në 5C, ndërsa maksimalet do të pësojnë rënie nga 13C deri në 7C..
Do të fryejë erë mesatare kryesisht nga verilindja 4-9m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale








