Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Sot mbi vendin tonë pritet të ketë reshje lokale shiu të cilat gjatë ditës do të shpërndahen raporton Prishtina Weather.

Me kalimin e sistemit frontal ditën e nesërme temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë.

Era që pritet të fryj gjatë ditës së nesërme do të shpërndajë ndotësit ajror, kështuqë indeksi i cilësisë së ajrit do të zbres edhe në vlera të mira, e ditën e shtunë do të luhatet ndërmjet vlerave të mira dhe mesatare.

30.10.2020 – Herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu. Paradite kryesisht me vransira, të cilat gjatë ditës do të shpërndahen. Temperaturat në vise të ulëta 7C deri 16C, e në vise malore 4C deri 9C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga verilindja 5-10m/s, e nga Dukagjini 1-3m/s. Indeksi UV: 2.
31.10.2020 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/mjegullinë. Në mbrëmje vende-vende mund të priten reshje të dobëta shiu. Temperaturat në vise të ulëta 3C deri 17C, e në vise malore 2C deri 10C. Era do të fryj e lehtë nga verilindja 1-4m/s. Indeksi UV: 3.