Insituti Hidrometeorolgjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër nuk priten reshje të borës, e as të shiut.

Elementet aktive meteorologjike kanë mundësuar që ajri të ketë cilësi më të mirë, në tërë territorin e vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare.