Moti

Parashikimi i motit për sot

Në javën e fundit të vitit në Kosovë do të mbajë moti i butë dhe i ndryshueshëm.

E gjatë së martës do të jetë mot i butë me vranësira dhe me diell. Pritet të ketë edhe herë-herë edhe reshje lokale shiu.

Ndërkaq, temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pesë ditore do të lëvizin ndërmjet -1 apo 0 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius. Reshjet e fundit që ranë mbi territorin tonë kanë zbutur sado pak mungesën e ujit në liqenet tona artificiale.

Reshje pritet të ketë edhe në ditët vijuese të janarit. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-12m/s.